Mesfushori i Chelsea-s, Jorginho ka deklaruar se është i lumtur në Londër.
Gjatë muajve të kaluar ka pas disa thashetheme që Jorginho do transferohet te Juventus për tu ribashkuar me trajnerin, Maurizio Sarri, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, italiani ka thënë se është i lumtur te “Blutë”, andaj nuk e mendon largimin.

“Jam shumë i lumtur te Chelsea. Vitin e kaluar flisja vetëm italisht, por këtë vit jam përmirësuar në anglisht”.
“Kjo nuk do të thotë që nuk me mungon Italia. E mungoj atmosferën dhe ushqimin, por siç thashë, jam i lumtur në Londër”, deklaroi ai.
Këtë sezon Jorginho ka kontribuar me gjashtë gola dhe dy asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...