Në klinikën Infektive të QKUK, sot janë të hospitalizuar gjithsej 63 pacientë me Covid- 19.
Në njoftimin e QKUK-së thuhet se 50 raste janë stalle ndërsa 10 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi, shkruan arbresh.info.
Aty thuhet gjithashtu se në gjendje kritike janë 4 pacientë.

“Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 është si vijon:
50 raste janë në gjendje stabile, 10 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 4 pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë janë në ventilim mekanik.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brendaspitalor”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...