Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, fatmirësisht arriti që të mposht koronavirusin, ndërsa dy testet kanë dalë negativë.
Brataj shpjegoi në emisionin “Opinion” gjendjen shëndetësore të tij gjatë kohës që ishte i infektuar. Shefi i Urgjencës Kombëtare tha se pasojat e COVID-19 janë “fryrë”, pasi ky virus nuk shkakton vdekjen e çdo personi që infektohet.
Si ka qenë gjendja shëndetësore gjatë kësaj kohe?
Nga data 21 mars që unë kam qenë i izoluar deri sot, pavarësisht se dy testet dolën negative. Problemi është sa të kalosh situatën e luftës, dy-tre ditët e para ndieja lodhjen, pafuqinë por që nuk kisha shenja, pastaj pas 4-5 ditët e para normal temperatura dhimbja e fytit dhe diarrea. Ishte dhe problemi i polmoneve, Unë bëra dhe një skaner që në ditën e 5 për të parë mushkritë, ma bën pak me hile kolegët e mi nuk ma treguan, pasi kisha probleme.
Në skanerin e dytë ishin zhdukur?
Ishin zhdukur pothuajse fare. Është një virus i ri dhe nga imazheria dukej që ishin shenjat e vatrave të infeksionit gjë që tregon se të paktën nuk është si infeksionet baketriale që të lënë probleme më të mëdha respiratore. Vetëm në ditët e para kam qenë shtrirë, por pjesën më të madhe isha në lëvizje. Bëra 10 km brenda banesës.
Si jeni për momentin?
Nuk jam në formë 100%. NË fillim doja ta merrja vten sa më shpejtë, por kuptohet që mundësia pulmonare ajo është. Jam në formë por jo 100%. Për fat të mirë kaloi faza e keqe. Sasia e oksigjenit është 97-98 saç e kam patur dhe më parë. Nuk mendoj do të ketë probleme më tej. Gjendja kur je i ndaluar, të gjitha indet fillojnë ta ndiejnë mosaktivizimin.
Është një lloj gripi apo nga ato sëmundiet që të shkind mirë?
E kemi fryrë shumë koronavirusin e kemi bërë gogol që po të kapi të vdiqe, kjo nuk është e vërtetë fare, rreth 75% nuk kanë simptoma. Nuk shfaqin probleme dytësore, mendoj se të infektuarit e shëruar janë më shumë./ Opinion.al
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...