Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ditë më parë ka kërkuar nga diaspora që ta ndihmojnë qeverinë me mjete financiare, për të luftuar koronavirusin në Kosovë.
Kurti ka njoftuar se qeveria ka hapur një llogari të posaçme, dedikuar menaxhimit të pandemisë.
Sipas tij, të gjitha mjetet do të shkojnë në mbështetje të të gjitha aktiviteteve të ministrive, të cilat kanë nevojë financiare shtesë për ta zvogëluar ndikimin e pandemisë në sektorin e caktuar.
E zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka bërë të ditur se brenda një dite mërgata ka dhuruar rreth 100 mijë euro në fondin emergjent.
“Mërgata për një ditë afro 100 mijë euro për fondin emergjent. Ajo solidarizohet si gjithnjë me vendlindjen dhe beson në qeverisjen e re. Po ashtu i jep përgjigje cinikëve që s’besojnë asgjë dhe kukasin gjithandej:, ka bërë të ditur Manxhuka përmes një postimi në Facebook.
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...