Pas këtyre reshjeve, vranësirat do të zhvendosen në drejtim të juglindjes për tu zëvendësuar me rreze dielli. Këto rreze nuk do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave maksimale, sidomos ditën e mërkurë për shkak të prezencës së masave të ajrit me origjinë nga veriu i Kontinentit.
Nga dita e enjte priten rritje të temperaturave maksimale, duke bërë që grafiku i fushave termike të jetë konstant me vlerat e mesatareve për muajin që jemi. Temperaturat minimale parashihen të ulen deri në zero, apo në -1 gradë Celsius, në viset malore minimalet priten të regjistrojnë vlerat -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-17 gradë Celsius.
Indeksi UV të mërkurën mbetet mesatar, ndërsa cilësia e ajrit në vlerat e shëndetshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe jugperëndimi.


Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar
Zhegrova reagon pas fitores së Juves ndaj Romës: Koha do ta ...
E rëndë: 20 vjeçari shqiptar qëllohet me armë nga policia it...
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 milia...
Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, të paktën dhjetë vik...