Ditën e sotme Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin paralajmëroi se situata e pandemisë së COVID-19 po përkeqësohet.
Kjo pasi këtë të hënë u regjistrua dhe dita me bilancin më të rëndë të të infektuarve në 24 orë.
Nga testet e kryera, 2,550 persona rezultuan pozitiv me koronavirusin e ri duke e çuar numrin e të infektuarve në 18,328.
Bilancin më të rëndë të të infektuarve dhe viktimave e mban kryeqyteti, Moska.
Në një mbledhje qeveritare, Presidenti Putin shprehet:
“Siç e shihni, situata po ndryshon nga dita në ditë. Por fatkeqësisht nuk po ndryshon për mirë”.
Gjithashtu kreu i shteti lajmëroi se në ditët në vijim do të vendoset në rrugë edhe ushtria si një masë për të parandaluar sadopak përhapjen e pandemisë./ts/
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq