Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj ka thënë sot se mënyra se si po sillet kryeministri në detyrë, Albin Kurti po i sjell dëme të mëdha vendit.
Limaj ka thënë se qasja e kryeministrin në detyrë Kurti ka kthyer urrejtjen mes popullit
“Krejt këtë vend e kanë kthye në urrejtje dhe përçarje mes popullit. Këtë që po e bën kryeministri i Kosovës dhe prapavija e njerëzve rreth tij është dëshpëruese, zhgënjyese për mua, për të thënë me së lehti”, ka thënë Limaj
Po ashtu lideri i Nismës ka komentuar raportet mes kryeministrit në detyrë Albin Kurtit dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçit.
“Ata s’munden me jetua pa njëri tjetrin dhe s’mujnë me duru njani tjetrin”, ka thënë Limaj në emisionin Frontal në T7.
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...