Policia e Kosovës, konkretisht Njësitet policore të stacionit policor në Klinë, me datën 11.04.2020. rreth orës 12:00 në në fshatin Caravikë kanë ndaluar automjetin ‘Golf –IV-’ me targa 02-229-CS. dhe gjatë kontrollit të 2(dy) personave që ishin në makinë është gjetur sasi narkotikësh, raporton arbresh.info.
Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Klinë për të zhvilluar procedurat ligjore ndaj tyre. Është konfiskuar sasia e gjetur e substancës narkotike e llojit Marihuan me peshë prej 1.069 gram (me mbështjellës). Lidhur me ketë është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndaj të dyshuarve caktimin e masës, ndalim policor prej 48 orë./arbresh.info/

Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB: Nga nesër nisin aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistri...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol