Në vazhdën e aktiviteteve për organizimin e procesit edukativ-mësimor për fëmijët e Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe “Save the Children”, së shpejti do të lansohet platforma “Edukimi në Distancë – Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në fëmijërinë e hershme për moshën 0-6 vjeç”.
“Kjo platformë inovative ka për qëllim t’i mbështesë prindërit, kujdestarët ligjor dhe edukatorët në realizimin e aktiviteteve ditore dhe javore me fëmijët në kushte shtëpie, duke ndihmuar kështu, që në kontekstin e pandemisë COVID – 19, këto grupmosha të kenë kujdesin e duhur sa i përket zhvillimit emocional dhe edukimit”, njofton kjo ministri.
MAShTI bën me dije poashtu se nga sot do të lëshohet në transmetim një video informuese, e cila do t’i informojë dhe udhëzojë prindërit dhe kujdestarët për përmbajtjen dhe mënyrën e përdorimit të platformës.
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...