Komiteti Popullor për Thyerjen e Bllokadës së Gazës bëri të ditur se Palestina ndodhet në një vështirësi ekonomike “unike” për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe pushtimit izraelit, transmeton arbresh.info
“Në rast se vazhdon shkatërrimi ekonomik aktual, për shkak të okupimit dhe bllokadës si dhe masave të marra në kuadër të luftës kundër Covid-19 në Gazë dhe Bregun Perëndimor, situata do të rezultonte në një katastrofë të madhe”,- ka paralajmëruar Jamal al-Hudari, kryetari i Komitetit Popullor për Thyerjen e Bllokadës së Gazës.
“Kriza është e madhe dhe efektet e saj mbi punonjësit, fabrikat si dhe sektorët e tregtisë, bujqësisë, turizmit dhe ndërtimit janë me të vërtetë shumë të rrezikshme. Ekonomia po bie me shpejtësi dhe në një mënyrë të pashembullt dhe kriza është rritur më së shumti në Gazë, e cila vuan prej vitesh nga bllokada izraelite.
Ai u bëri thirrje arabëve dhe organizatave ndërkombëtare që të ofrojnë mbështetje për sektorët e ekonomisë palestineze, e cila ka kohë që përballet me probleme të okupimit izraelit./arbresh.info/
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...