Arsenal dhe Inter janë duke garuar për shërbimet e mesfushorit të Bayern Munich, Corentin Tolisso.
Sipas Calciomercato, francezi ka humbur pozitën te gjiganti gjerman, andaj në verë do largohet, transmeton portali arbresh.info.
25-vjeçari te “Topçinjtë” shihet si zëvendësuesi adekuat i Dani Ceballos që do rikthehet te Real-i në fund të sezonit.
Ndërsa Inter synon të përforcojë mesfushën, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të garojnë për Ligën e Kampionëve dhe Seria A.

Avantazhin për shërbimet e 25-vjeçari e ka gjiganti londinez sepse më herët lojtari kishte thënë se i pëlqen të luaj në Premierë Ligë dhe kjo dëshirë mund t’i plotësohet në verë.
Kartoni i Tolisso-s kushton rreth 50 milionë euro, ndërsa ka vëmendjen e Juventus-it, Napoli-t dhe Atletico Madrid./arbresh.info.
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...