Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA ka njoftuar se numri global i rasteve të konfirmuara me koronavirus tejkalon shifrën 1.8 milionë, transmeton arbresh.info.
Përhapja e koronavirusit është etiketuar një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Ky është një term që organizata nuk kishte pranuar ta përdorte më parë.
Pandemia përshkruan një sëmundje që po përhapet midis njerëzve në shumë vende të botës në të njëjtën kohë.
Ky përcaktim nuk i referohet ashpërsisë ose vdekshmërisë së sëmundjes.
Një sëmundje që bëhet pandemike nuk është domosdoshmërisht më shumë apo më pak vrasëse sesa një sëmundjet që nuk e kanë këtë etiketim. Nuk ka pasur ndonjë ndryshim dramatik në karakteristikat e vetë virusit ose sëmundjes që mund të shkaktojë.
Etiketimi si pandemike më shumë ka të bëjë me atë se sa e përhapur është një sëmundje.
Konsiderojeni pandeminë si ‘hapi i fundit’ në përhapjen e një sëmundje infektive nga diçka lokale në diçka me të vërtetë globale.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...