Redaktorja e portalit “Kossev”, në veri të Mitrovicës, Tatjana Llazareviq, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.
Siç bën të ditur policia, ajo nuk e respektuar masën e kufizimit të lëvizjes.
Policia e ka ndaluar atë, deri sa po shëtiste në Mali Zveçan.
Lazareviq është dërguar në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut.
Gjatë ditës së djeshme ka hyrë në fuqi vendimi për kufizim të lëvizjes, e cila gjatë fundjavave do të ketë ndalim të plotë të lëvizjes në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan. /Telegrafi/
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...
Petkoviq: Marrëveshja për Ligjin për të Huajt nuk nënkupton ...
SHBA bombardon pranë Hormuzit/ Goditi objektet ushtarake, jo...