Banorët e karantinuar të fshatit Korishë i ka lënë keq qumështoret në Prizren.
Qumështore “Sharri” për mungesën e furnizimit nga fermerët e Korishës i është drejtuar Odës së Afarizmit.
“Duke e marrë parasysh këtë OAK i është drejtuar menjëherë të premten me kërkesë kryetarit të komunës në mënyrë që të iu lejohet disa fermerëve të këtij fshati që ta dërgojnë qumështin e mbledhur në fabrikë, natyrisht duke i respektuar rregullat strikte të sigurisë dhe duke iu dhënë afat maksimal prej 2 orëve për realizmin e këtij veprimi”, ka thënë Oda.
Propozimi i bërë që fermerët ta sjellin qumështin deri në hyrje të fshatit është i pamundur të funksionojë për arsye se qumështi duhet të dërgohet në fabrikë që t’i matet kualiteti i yndyrës, në bazë të secilës caktohet edhe çmimi i litrës së qumështit. Në këtë rast, matja e kualitetit larg fabrikës teknikisht është e pamundur.
OAK konsideron që në këtë kohë është e domosdoshme që fabrikat të mund të funksionojnë normalisht, fermerët të bëjnë shitjen e qumështit dhe qytetarët të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi duke u furnizuar me ushqime.
OAK shpreson që Mytaher Haskuka do t’iu dalë në ndihmë qumështoreve, fermerëve dhe qytetarëve.
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja
Rodrygo merr një lajm tronditës para ndeshjeve të play-offit...