Arrestohen 57 persona, nuk kanë respektuar orën policore

11:59 | 11 Prill 2020
A Z

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 90 shkelje të orës policore në të gjithë territorin e shtetit, 57 persona janë arrestuar nga policia, shtatë janë paralajmëruar kurse për të tjerët policia ka marrë të dhëna dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.

Prej 1.674 kontrolleve të kryera nga policia, nuk është evidentuar shkelje e masës për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Ndryshe prej dje në orën 16:00 ka filluar ndalesa për lëvizje për të gjithë fundjavën, e cila zgjat 61 orë, apo deri të hënën në ora 5 paradite.

Shpërndaje në rrjete sociale