Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është arratisur një i burgosur nga Pavijoni Gjysmë i Hapur në Dubravë.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja ka njoftuar se i burgosuri ishte i dënuar me një vit burgim për vjedhje të rëndë. Për rastin është njoftuar edhe policia.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 23:00, i burgosuri H.T është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Q.K Dubravë. H.T , ishte i dënuar me një vit burgim për veprën penale; vjedhje e rëndë”, thuhet në komunikatë.
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja
Rodrygo merr një lajm tronditës para ndeshjeve të play-offit...