Drejtori i Qendrës së Shëndetin Publik në Shkup, Arben Ziberi i ftuar në emisionin “360 gradë” tha se është e vështirë të thuash që situata është nën kontroll 100%, sepse ka raste kur qytetarët nuk japin informacione të sakta se kanë qenë në kontakt me dikë që vinte nga vende me rrezik të lartë të pandemisë.
Ai thekson se Qendra deri më tani ka mbuluar në mënyrë efektive situatën kur bëhet fjalë për kryeqytetin, por që në disa qytete, si Kumanova dhe Struga, është pak problematike dhe se problemet mund të tejkalohen vetëm duke respektuar masat.
“Doli të ishte shumë e vërtetë për Dibrën dhe është e vërtetë që masat e miratuara kanë dhënë rezultate. Prandaj, unë do të thoja që mënyra e vetme për ta sjellë situatën nën kontroll në Strugë dhe Kumanovë është vetëm respektimi i masave që dihen tashmë ”, tha Ziberi.
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja
Rodrygo merr një lajm tronditës para ndeshjeve të play-offit...