Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë se 52 ditët e qeverisjes së Albin Kurtit janë periudhë e shkurtët për ta vlerësuar punën e bërë.
“Mënyra se si është ndërtuar kjo qeveri dhe programi qeverisës lë shumë për të dëshiruar. E kam lexuar atë program dhe ka përsëritje të mendësisë së njëjtë qeverisëse të partive të tjera. Ka një braktisje të LVV të Qeverisë së drejtuar nga LVV”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.
Por Ymeri ka pasë fjalë të tjera për Arben Vitinë, ministër që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, subjekt të cilin ai vet e ka drejtuar dikur.
“Sa i përket menaxhimit me COVID-19 mendoj se është bërë menaxhim jashtëzakonisht i mirë veçanërisht nga ministri Vitia. Është periudhë që jo vetëm Qeveria e Republikës së Kosovë se drejtuar nga Kurti por shumica e qeverive të vendeve tjera e kanë gjetur veten në shumë paqartësi”.
“I dimë kapacitetet e Kosovës që janë të mangëta, kurse për menaxhimin e situatës ka qenë e mirë, por menaxhimi politik ka qenë problematik”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...