Planin për të vjedhur kabllo e pajisje tjera të rrymës e bënë.
Por nuk e menduan mirë edhe pjesën se si do të iknin, nëse policia i kapë në flagrancë,.
E duke qenë se këta të fundit erdhën për t’i kapur dy keqbërësit në Qendrën e re tregtare në Drenas, njëri nga të dyshuarit u lëndua derisa tentoi të ikte.
Policia tha se ky i dyshuar që u lëndua, u dërgua për trajtim mjekësor.
Mësohet se keqbërësit kishin kryer veprën e njëjtë, për disa ditë më radhë në qendrën tregtare, derisa pronari i një lokali i hetoi, njofton klan kosova.
Një kat e lanë pa kabllo të rrymës e pa orë elektrike. Ndërsa i kishin hyrë edhe katit tjetër.
Dëmi po thuhet se nuk është i vogël. Një dëshmitar thotë se demi shkon deri në 30 mijë euro.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë