KEDS njofton për ndërprerje të rrymës

20:45 | 19 Tetor 2015
Arbresh.info

Zyra e Korporatës Energjetike të Kosovës njofton për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa rajone të ndryshme në Kosovë.
Më poshtë mund të lexoni të plotë komunikatën e KEDS për të mësuar edhe për intervalin kohor të nërprerjes së rrymës në vende përkatëse. /lajmi.net
Njoftime, 19 tetor 2015
Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit
I
KEDS Sh.A. njofton se më 20 dhe 21.10.2015 në NS 35/10 kV Koliqi do të shkyçe:
Dalja 10 kV Keqekolle-Hajkobille nga ora10:00 deri në orën 15:30.
Gjatë kësaj kohe pa energji do të mbesin: Keqekolla, Hajkobilla , Marevci, Prapashtica, Dabishevci, Mutivoda dhe Gllogovica.
Shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të trasesë.

II
Më 22,23 dhe 24.10.2015 do të shkyçet
LP 35 kV Koliq-Shajkofc(Batllavë) prej orës 12:00 – 16:00.
Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Burgu i Sigurisë se Lartë, Batllava, Gërdovci, Bellopoja,TS.Govort, Fabrika e Pijeve, Kaqibeg, TS.Zhitialit, Sibovci I Poshtëm, Orrlani, Lagja e Pajazitve, Berveniku, Kalatica, Bllata, Metergovci, Braina, Kushevica dhe Konzovitë.
Arsyja e shkyçjes: pastrimi I trasesë në LP 35 kV Koliq- Shajkovc(Batllave).

III
Më 22.10.2015 në NS 220/35/10 kV Podujevë do të shkyçet:
Dalja 10 kV Llausha prej orës 10:00 deri në orën 15:00.
Gjatë kohes sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dumnica, Llausha, Doberdoli, Zakuti, Kërpimehu, Metehia, Repa, Tashevci, Pollata, Dvorishta, Sllatina, Reçica, Zhitia, Sylejvica, Breca, Tërnavica, Murgulla dhe Marinca.
Arsyja e shkyçjes: montimi i ndarësit 10 kV.

IV
Më 23.10.2015 në NS 220/35/10 kV Podujevë do të shkyçet:
Dalja 10 kV Llausha prej orës 10:00 deri në orën 15:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dumnica, Llausha, Doberdoli, Zakuti, Kërpimehu, Metehia, Repa, Tashevci, Pollata, Dvorishta, Sllatina, Reçica, Zhitia, Sylejvica, Breca, Tërnavica, Murgulla dhe Marinca.
Arsyja e shkyçjes: vendosja e shtyllave 10 kV.

V
Më 24.10.2015, ne NS 220/35/10 kV Podujevë do të shkyçet:
Dalja 10 kV Letanci prej orës 10:00 deri në orën 15:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Obranxha, Perani, Bajqina, Bradashi, Katunishta, Lepaja, Dobratini, Revuqi, Pakashtica.
Arsyeja e shkyçjes: Vendosja e shtyllave 10 kV.

VI
Më 20.10.2015 në NS 11035/10 kV Prishtina 1 do të shkyçet:
Dalja 10 kV J21 Apollonia prej orës 10:00 deri në orën 11:00.
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Univerziteti AAB, Kompania Rrmoku, Gllareva, Kompania Agani (përpunimi i drurit), Shtypshkronja te univerziteti AAB, Fabrika e dritareve te plastikes afer Univerzitetit AAB, Emajliku.
Shkyçja bëhet me qëllim të kyçjes së kabllos së sanuar 10 kV.

VII
Më 20.10.2015 në NS 35/10 kV Xërxa do të shkyçet:

Dalja 10 kV Xërxa prej orës 12:00 deri në orën 14:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbeten: Fshati Xërxë-Seperacionit Ganija, Pompa e Benzës Jupa, Motel Adora, Hotel Europa 1-2.
Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i hersit të TMRR-ve, nga 150/5/5A ne 300/5/5A; shqyrtimi i mbrojtjeve rele dhe shqyrtimi i matjes.
VIII
Më 20.10.2015 në NS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:
Dalja 10 kV Kraishtës prej orës 10:00 deri në orën 15:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rufci I Ri, Rufci I Vjetër, Halilaç I Vogël , Hallaçi I Madh, TS Mulliri – Halilaç I Vogël, Ribari I Vogël, Ribar I Madh, Zllakuqani, Kraishta, Bregu I Zi, Bujani, TS-Villa Pauna-Bujan, Godanci dhe Varigovci.
Shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të traseve të LP 10 kV.

IX
Më 20.10.2015 në NS 35/10 kV Klina do të shkyçet:
Dalja 10 kV Jagoda prej orës 11:00 deri në orën 13:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Jagoda, Budisallci, Stublla, Lutogllava dhe Tërsteniku.
Arseja e shkyçjes: ndërrimi i shtyllës në tensionin e mesëm në fshatin Krushevë e Vogël.

X
Më 20.10.2015 në NS 110/10 kV Klina do të shkyçet:
Dalja 10 kV Klinavci prej orës 12:00 deri në orën 14:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Klinaveci, Gjurgjeviku, Kërnica, Shtypeli, Ymeraj, Grabanicët, Leskoci,Binqa, Grapci, Baci Petroll, Krusheva e Vogël, Radullovci, Krusheva e Madhe, Zllakuqani, Kisha katolike, Pataqani, Europarku, Ranoci, Berkova, Marnikt,Rudica, Kernica te doqet, Mirusha dhe Transport Radullov.
Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i shtyllës në tensionit të mesëm në fshatin Krushevë e Vogël.

XI
Më 20.10.2015 në NS 35/10 kV Gjilani 1 do të shkyçet:
Dalja 10 kV – Dalja 9 nga ora 08:00 deri në orën 10:00.
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Xhevat Ajvazi, Urim Mehmeti, Esat Berisha dhe Fabrika e Vjetër Çeliku.
Më 20.10.2015 në NS 35/10 kV Gjilani 4 do të shkyçet:
Dalja 10 kV – TS 20 nga ora 08:00 deri në orën 10:00.
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bujana, Taxi Shaqa, Pun. PROTEC, Florimi Center, Kolegji Gjilani, Hotel Evropa, Bejta Commerce, Kamnik Shtypshkronja dhe ETC-ja.
Arsyeja e shkyçjes se daljeve: kalimi i TS 9 dhe TS30 me daljen e 20-it.

XII
Më 20.10.2015 në NS 35/10 kV Ferizaji III do të shkyçet:
Dalja 10 kV Varoshi prej orës 09:00 deri në orën 11:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Varosh, Rakaj, Komogllavë dhe Zona e Bizneseve.
Shkyçja bëhet me qëllim të kyçjes së TS 10/04 kV Agim Deliu.

XIII
Më 20.10.2015 në NS 35/10 kV Gjilani II do të shkyçet:
Dalja 10 kV Frigoriferinga ora 10:00 deri në orën 13:00.
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Fatmir Ibishi, Frashri Metush Krasniqi, Llozana, Fehmi Agani dhe Ujësjellësi.
Arsyeja e shkyçjes: montimi i bllokut të tensionit të lartë.

Shpërndaje në rrjete sociale