Në një opinion të publikuar në rrjetin social, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, rreth mandatit të Kuvendit, si shqetësim jopolitik, ka theksuar: “situata aktuale, i jep të drejtë propozimeve të Qeverisë në detyrë për ridestinim të mjeteve buxhetore, pa dilemë, por, kjo duhet të ndodh me miratimin e Kuvendit”.
Lladrovci ka potencuar se “nëse nuk vepron Kuvendi, është duke u lejuar “gjakderdhjen financiare”, për mungesë koordinimi në mes të Qeverisë dhe Kuvendit. Ligji mund të jetë si llastiku, por Kushtetuta jo!”
Postimi i Lladrovci në fb:
Shqetësimet e mia jopolitike
Për Kuvendin e Kosovës
Përgjegjësia për të sjellë vendime madhore për luftimin e virusit covid-19, i jep mandat Qeverisë aq sa i jep Kushtetuta, por vendimet që tejkalojnë mandatin e saj, si propozime duhet të marrin përkrahjen nga Kuvendi. Pozitë e opozitë duhet të jenë bashkë në këtë situatë.
Pse Kuvendi po ia lejon Qeverisë në detyrë mandatin që nuk ia jep kushtetuta, siç është ndryshimi i Ligjit për Buxhetin. Ridestinimi i mjeteve të paraqitura nga qeveria për pakon financiare, duhet ta marrin bekimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Situata aktuale, i jep të drejtë propozimeve të Qeverisë në detyrë për ridestinim të mjeteve buxhetore, pa dilemë, por, kjo duhet të ndodh me miratimin e Kuvendit. Deputetët duhet të jenë ata që e miratojnë, gjithsesi, në pajtim me situatën e pandemisë.
Nëse nuk vepron Kuvendi, është duke u lejuar “gjakderdhjen financiare”, për mungesë koordinimi në mes të Qeverisë dhe Kuvendit. Ligji mund të jetë si llastiku, por Kushtetuta jo!/arbresh.info
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...