Mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, Sergio Busquets ka thënë se mungesa e Xavit në kombëtare ndihet mjaftë shumë.
“Të them të drejtën, më duket mjaft e çuditshme të jem pjesë e skuadrës së Spanjës, dhe atu të mos jetë Xavi, ngase që nga koha kur kam filluar të luaj për Barcelonën dhe Spanjën ai gjithmonë ka qenë aty. Ne kemi pasur gjithmonë një bashkëpunim të mirë dhe ai ka qenë një shembull për mua, dhe një person që më ka ndihmuar shumë në fushën e futbollit dhe jashtë saj. Për mua ai është lojtari më i mirë spanjoll i të gjitha kohërave.”
Busquets ka shpjeguar edhe arsyen se pse tani ai bart numrin 5 në fanellë tek Barcelona.
“Unë kam pasur bashkëpunim të jashtëzakonshëm edhe me Puyol, dhe gjatë një bisede me të, ai ka shprehur dëshirën që unë të bartja fanellën me numrin 5. Ishte një nderë i madh që të dëgjoja këtë nga një lojtar siç është Puyol”.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...