Policia e Kosovës po vazhdon të shoqërojë personat të cilët nuk po respektojnë masat e marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit SARS-COV 2 në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 38 raste të tilla, ndërsa janë ndaluar 69 persona në të gjithë vendin.
Numri më i madh i rasteve dhe të ndaluarve është në rajonin e Prishtinës. Policia njofton se në 15 raste janë 25 të shoqëruar dhe arrestuar.
Në rajonin e Pejës janë ndaluar 17 persona në shtatë raste të ndryshme.
Në rajonin e Gjilanit janë shënuar 8 raste për “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” dhe janë ndaluar 16 persona.
Në rajonin e Gjakovës janë nëntë të ndaluar në 6 raste të ndryshme, ndërsa rajonet si ai i Mitrovicës së Veriut dhe Prizrenit janë arrestuar nga një person.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...