Ish-kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se partia së cilës ai i takon, PDK –dega në Skenderaj, do të ndihmojë rreth 300 familje me gjendje jo të mirë ekonomike, në këtë kohë pandemie.
Lushtaku përmes një postimi në Facebok, ka thënë se kryesia e degës së PDK-së në Skenderaj, së bashku me koordinatorët e terrenit dhe kryetarët e nëndegëve, sot ka mbajtur takimin e fazës së dytë lidhur me nevojën për ndihmë rasteve që kanë gjendje jo të mirë ekonomike, në këtë kohë të pandemisë si pasojë e përhapjes së virusit Covid-19.
Sipas tij, shpërndarja e pakove ushqimore do të bëhet gjatë fundjavës.
“Koordinatorët së bashku me kryetarët e nëndegëve kanë hartuar një listë prej rreth 300 familjeve, të cilat kanë nevojë për ndihmë me pako ushqimore në këtë kohë krize. Falënderoj anëtarë e PDK-së në Skenderaj dhe bizneset lokale për përkrahjen e këtij aksioni të vullnetit të mirë. Pres që gjatë fundjavës të fillojë shpërndarja e pakove ushqimore për këto familje. Në këtë kohë të pandemisë, duhet të kemi durim, ta mbajmë distancën dhe pastërtinë, të lëvizim vetëm për gjërat e domosdoshme duke respektuar udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik”, ka shkruar Lushtaku./arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Sot kryesia e degës së PDK-së në Skenderaj, së bashku me koordinatorët e terrenit dhe kryetarët e nëndegëve, ka mbajtur takimin e fazës së dytë lidhur me nevojën për ndihmë rasteve që kanë gjendje jo të mirë ekonomike, në këtë kohë të pandemisë si pasojë e përhapjes së virusit Covid-19.
Koordinatorët së bashku me kryetarët e nëndegëve kanë hartuar një listë prej rreth 300 familjeve, të cilat kanë nevojë për ndihmë me pako ushqimore në këtë kohë krize. Falënderoj anëtarë e PDK-së në Skenderaj dhe bizneset lokale për përkrahjen e këtij aksioni të vullnetit të mirë.
Pres që gjatë fundjavës të fillojë shpërndarja e pakove ushqimore për këto familje. Në këtë kohë të pandemisë, duhet të kemi durim, ta mbajmë distancën dhe pastërtinë, të lëvizim vetëm për gjërat e domosdoshme duke respektuar udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik.
Këtë situatë do ta kalojmë së bashku! SL
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...
Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenoci...
‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 mi...