Fenerbahce ia cakton çmimin Vedat Muriqit – alarmohen Tottenhami, Napoli e Lazio

15:39 | 7 Prill 2020
Arbresh.info

Fenerbahce duket se ka vendosur që në këtë verë ta shesë Vedat Muriqin.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës po tregon formë të lartë në këtë edicion te skuadra turke dhe shumë skuadra i duan shërbimet e tij.

Sipas asaj që raporton Fotomac, skuadra nga Superliga e Turqisë është në dijeni për interesimin e madh të klubeve evropiane dhe i ka caktuar çmimin prizrenasit.

Skuadra turke po kërkon 20 milionë euro nga shitja e kartonit të 25-vjeçarit, derisa në garë për të janë Tottenham Hotspuri, Lazio dhe Napoli.

Spurs ka kohë që e duan transferimin e Muriqit, pasi Jose Mourinho e admiron shpirtin luftarak të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale