Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke e shijuar suksesin e albumit të saj të ri “Future Nostalgia”.
Ajo tashmë ka lansuar gjithsej 11 këngë nga ky album dhe deri më tani është vlerësuar tejet shumë nga kritikët – si albumi më i mirë i vitit 2020, shkruan portali arbresh.info
Dua së fundmi nga shtëpia e saj iu përgjigj disa pyetjeve në ‘Ask Chat’ të IHeartRadio, ku ajo zbuloi se do të pëlqente absolutisht një rol në serialin e popullarizuar- AHS.
“Unë me të vërtetë do të doja të isha pjesë e American Horror Story sepse gjithmonë i kam dashur personazhet dhe atë serial dhe se si ata arrijnë të luajnë aq role të ndryshme brenda çdo sezoni”.
Dua aktualisht po qëndron në një shtëpi me qira me të dashurin, kjo pasi apartmenti i tyre ishte shkatërruar nga fqinjët e saj të cilët kishin bërë disa renovime./arbresh.info/
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së