Ylli i PSG-së, Neymar ka thënë se ende nuk ka biseduar me Barcelonën, pasi problemi kryesor mbetet pandemia e koronavirusit.
Në javët e fundit shumë spekulime lidhin kapitenin e Brazilit me rikthimin në “Camp Nou” si shkëmbim me sulmuesin e Barcelonës, Antoine Griezmann, transmeton portali arbresh.info.
Por, këto spekulime i ka hedhur poshtë Neymar që ka thënë se është duke menduar vetëm për Covid-19.

“Asnjëherë nuk kemi biseduar për atë temë. Për momentin, shqetësimi ynë i vetëm është koronavirusi”.
“Mendojmë se vera do jetë e qetë. Sinqerisht nuk kemi biseduar për këtë gjë momentalisht. As edhe vazhdimi i kontratës me PSG, nuk kemi lëvizur”, deklaroi ai.
Thuhet se Barcelona është duke u munduar me patjetër Neymar dhe nëse detyrohet do të paguajë vlerën e 180 milionë eurove për brazilianin./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...