Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëpunëtorë të saj dhe nënkryetarja Arbërie Nagavci, ka vizituar sot Ministrinë e Shëndetësisë. Vizita është realizuar për t`u njoftuar me gjendjen aktuale të menaxhimit të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 dhe në funksion të zbatimit të rolit të mbikëqyrës të Kuvendit ndaj punës së ekzekutivit.
Në takim me ministrin Arben Vitia, kryetarja Osmani shprehu gatishmërinë për mbështetje dhe ndihmë në përpjekjet e institucioneve shëndetësore në përballje me pandeminë. Ajo ka përgëzuar ministrin Vitia për angazhimin dhe në të njëjtën kohë ka lavdëruar punën e stafit mjekësor për angazhimin sistematik dhe profesional për mbajtjen nën kontroll të pandemisë dhe zvogëlimin e pasojave.
Kryetarja Osmani, gjithashtu ka përgëzuar stafin e Ministrisë së Shëndetësisë për ofrimin e ndihmës kundrejt virusit Covid-19 ndaj të gjithë banorëve të Kosovës pa dallim etnie.
“Solidariteti dhe bashkëpunimi në këtë situatë duhet t`i kapërcejnë dallimet politike e etnike në përballje me pandeminë me të cilën po përballet e gjithë bota”, është shprehur kryetarja Osmani.
Në këtë takim theks i veçantë është vënë edhe në hapat që duhet ndërmarrë nga institucionet për zbatimin të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi vendimin e Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes.
Kryetarja e Kuvendit ka theksuar se hapat e mëtejmë duhet të jenë në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetueses dhe zbatimin e legjislacionit aktual.
Zonja Osmani ka kërkuar nga qytetarët që t`i respektojnë maksimalisht udhëzimet e institucioneve shëndetësore, duke respektuar distancën sociale, mbajtur higjienën dhe duke shmangur daljet e panevojshme./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...