PSG do e ndërpresë huazimin e sulmuesit, Mauro Icardi për shkak se bordi i gjigantit francez është zemëruar nga komentet e gruas së lojtarit, Wanda Nara.
27-vjeçari u huazua në verë në “Parkun e Princave” pas disa problemeve te Inter-i me mundësi blerje në fund të sezonit për 70 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Icardi filloi të shkëlqejë te PSG duke shënuar 20 gola dhe kontribuar me katër asistime në 31 paraqitje.

Por thuhet se kjo aventurë ka përfunduar për shkak se Wanda që njëkohësisht është agjenti i lojtarit i ka thënë klubit se duan të rikthehen në Itali kur sezoni të përfundojë.
Sipas Sun, kjo nuk i ka pëlqyer PSG, pasi shpresonin ta mbajnë lojtarin, andaj raportohet se do e rikthejnë Icardi-n në Itali para se t’i përfundojë huazimi.
https://www.instagram.com/p/B-AoQoZq8q9/?utm_source=ig_embed
Sidoqoftë, të interesuar për argjentinasin mbesin Juventus e Milan./arbresh.info.
Bashkëshortja e Kadri Veselit dhe djali i tij, Klesori, mbër...
18 vjetori i Pavarësisë, Osmani pranon letër urimi nga Presi...
Humb jetën një grua në autostradën “Ibrahim Rugova” pas një ...
Shqipe Selimi nga Haga: Dihet që lufta e UÇK-së ka qenë e dr...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj për tejkalim të shpejtësi...
Konjufca: UÇK bëri luftë të pastër, në zemër të saj nuk kish...