Ka shkuar në 8,078 numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në Francë. Në 24 orët e fundit, 357 persona vdiqën në spitale dhe 161 të tjerë në shtëpi të kujdesit.
Shifra e përgjithshme e personave të infektuar shkoi në mbi 70 mijë. Më shumë se 51 mijë janë të shtrirë në spitale, kurse gati shtatë mijë ndodhen nën kujdes intenziv. Për më tepër, mbi 16 mijë persona janë shëruar.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, më 17 mars mori vendim për karantinë dyjavore në tërë vendin shkaku i pandemisë. Javën e kaluar, kryeministri Edouard Philippe njoftoi se karantina do të zgjatet deri më 15 prill.
Franca është një ndër shtetet evropiane me më së shumti raste të koronavirusit, pas Italisë dhe Spanjës. Presidenti Macron më parë ka deklaruar se vendi është në luftë me virusin e ri.
Koronavirusi së pari u shfaq në dhjetor të vitit të kaluar në Ëuhan të Kinës, ndërsa tash është përhapur në pothuajse të gjitha vendet e botës, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.
Bordi i ZRRE-së pret në takim Misionin e FMN-së, flasin për ...
Prebeza mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Familja shqiptare u shua nga helmimi me gaz në Itali, fqinji...
Nis numërimi mbrapsht: Çka mund të ndodhë me pozitën e presi...
Mbrojtja e Thaçit dhe e Fazliut nuk do të bëjnë deklarata hy...
Osmani: Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë më shumë ...