Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit u rrit në 27.069, pasi 3.135 të tjerë u testuan pozitivë ndaj koronavirusit brenda 24 orëve të fundit
Turqia ka konfirmuar se 73 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend, duke e çuar në 574 numrin e përgjithshëm të të vdekurve në vend.
Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit u rrit në 27.069, pasi 3.135 të tjerë u testuan pozitivë ndaj koronavirusit brenda 24 orëve të fundit.
Deri më tani, gjithsej 1.042 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitalet, ndërsa 1.381 pacientë aktualisht janë nën kujdes intensiv.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 20.065 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve ka arritur në 181.445.
Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA numri i të vdekurve nga ky virus është mbi 67 mijë, ndërsa numri i të infektuarve mbi 1.2 milionë. Po ashtu rreth 253 mijë janë shëruar pas trajtimit./AA
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit