Machar tha se një individ 29-vjeçar, i ardhur nga Holanda, u testua pozitiv ndaj koronavirusit të ri
Zv/presidenti i Sudanit të Jugut, Riek Machar, ka njoftuar rastin e parë të konfirmuar me koronavirusin e ri (COVID-19).
Machar tha se një individ 29-vjeçar, i ardhur nga Holanda, u testua pozitiv ndaj koronavirusit të ri. Ai tha se pacienti mbërriti në vend më 28 shkurt dhe u testua pozitiv më 2 prill.
Kreu i Misionit të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Sudanin e Jugut, David Shearer, tha se pacienti është vendosur në karantinë dhe se gjendje shëndetësore e tij është e qëndrueshme.
Më tej, Shearer tha se të gjithë individët që kanë kontaktuar me pacientin janë nën monitorim.
Sudani i Jugut më herët njoftoi kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në kuadër të masave kundër koronavirusit dhe mbylli venkalimet kufitare të vendit.
Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA numri i të vdekurve nga ky virus është mbi 67 mijë, ndërsa numri i të infektuarve mbi 1.2 milionë. Po ashtu rreth 253 mijë janë shëruar pas trajtimit./AA
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...