UEFA ka mohuar komentet se Presidenti, Aleksander Ceferin ka thënë se Liga e Kampionëve duhet të përfundojë në datën 3 gusht.
Dje kishte thashetheme të mëdha se Ceferin për ZDF ka thënë se garat evropiane duhet të përfundojmë jo me larg se fillimi i gushtit, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, UEFA përmes një njoftimi ka zbuluar se ende datat se kur do përfundojë sezoni nuk është caktuar.

“Ka pasur raporte se Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin i ka thënë ZDF se Liga e Kampionëve duhet të përfundojë me 3 gusht. Kjo nuk është e vërtetë. Presidenti ishte i qartë se ende nuk dihen data për fundin e sezonit”.
“UEFA është duke analizuar të gjitha mundësitë. Prioriteti primar është shëndeti publik”, ishte njoftimi i UEFA.
Pritet të shihet gjatë javës së ardhshme nëse do këtë ndonjë risi mbi datën se kur do nis dhe kur do përfundojë sezoni 2019/20./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...