Koronavirusi i ri (COVID-19) është konfirmuar te pesë foshnja në Maryland të SHBA-së, njëra prej të cilëve është njëmuajshe, raporton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i Maryland Larry Hogan, ka njoftuar se pesë foshnja nën moshën njëvjeçare në shtet janë pozitive me COVID-19.
Duke theksuar se foshnja më e re është vetëm njëmuajshe, Hogan tha sipas kësaj, askush nuk është i paprekshëm kur bëhet fjalë për këtë sëmundje.
Aktualisht, 2,758 persona janë infektuar në koronavirus në Maryland, ndërsa 42 kanë vdekur si pasojë e virusit.
Hogan paralajmëroi javën e kaluar se kryeqyteti Washington dhe rrethinat e tij, përfshirë Maryland dhe Virginia, mund të jenë epiqendra e re e shpërthimit të COVID-19 në SHBA.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...