Java e ardhshme pritet të shënojë pikun e koronavirusit në vendin tonë.
Ky është parashikimi i ekspertëve gjatë mbledhjes së Komitetit teknik të Epidemisë së Koronavirusit të drejtuar nga kryeministri Edi Rama mbrëmjen e 3 prillit.
Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, u shpreh se java e 5 që nga shfaqja e pacientit zero në Shqipëri do të përbëjë dhe kulmin e zhvillimit të këtij virusi në vendin tonë, cka pritet të shoqërohet dhe me më shumë të prekur.
I të njëjtit qëndrim ishte dhe doktori Tritan Kalo i cili theksoi se virusi do 5-6 javë të zhvillohet.
“Do të paktën 5-6 javë të tregojë fytyrën e vërtetë dhe më pas të ndërtojmë idera ose mendime që jemi duke zbritur në shkallë”
Kryeministri Edi Rama deklaroi senë varësi të situatës qeveria pasi të konsultohet me ekspertët do të bëjë një lehtësim të masave që ka marrë për këtë situatë.
Gjatë mbledhjes nuk mungun as batutat. Doktori Tritan Kalo nuk nguroi që më humor të ironizojë higjienën në Tiranë në mënyrë të veçantë erën e keqe të Lanës./oranews
Linjë ajrore Shqipëri – Kanada, Qeveria shqiptare firmos ven...
Fonsesca: Ligue 1 është një nga ligat më të mira në Evropë
BE merr vendimin, do të ngrijë për një kohë të pacaktuar ase...
Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugo...
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...