Kryetari i Gjilanit dhe njëkohësisht nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin DPT te Fidani ka thënë se brenda partisë së tij ende nuk është biseduar për kandidatin për kryeministër. Madje Haziri ka thënë se mund të befasoheni kur të del emri i propozuar.
“Nuk është biseduar për kandidatin për kryeministër. Ende nuk është përmendur asnjë emër, as emri i Agim Veliut si nënkryetari i parë, as emri i Kujtim Shalës, e as i askujt tjetër”, është shprehur Haziri.
Tutje, ai tha se secili duhet ta pres kohën e tij.
“LDK nuk e pranon punën e imponimit. Secili duhet ta pres kohën e vet”, ka thënë Haziri.
Në fund, Haziri tha se mund të befasoheni me emrin e propozuar nga LDK’ja për kryeministër.
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët