Virusi nuk do të largohet menjëherë, por do të jetë i pranishëm për një kohë të gjatë dhe pandemia do të përfundojë me një formë të imunitetit kolektiv, tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, i ftuar në emisionin “360 gradë” sonte në “Alsat”.
I pyetur nëse situata mund të qetësohet gjatë muajve të verës, Filipçe tha se ka mundësi që të ketë valë-valë pacientësh dhe pandemia të jetë ciklike por e rëndësishme është që lakorja epidemilogjike të shtriqet për një kohë sa më të gjatë duke shtuar se vaksina kundër virusit mund të pritet vetëm në 2021.
Filipçe gjithashtu theksoi se qëllimi i masave që po prezantojmë është që të kemi sa më pak diagnoza sa të jetë e mundur dhe të zbulojmë sëmundjen në një fazë të hershme, gjë që e bën Gjermania.
“Ekzistojnë sisteme dhe qasje të ndryshme, por të gjitha kanë një gjë të përbashkët, distanca shoqërore. Shpresoj që tendenca e rritjes lineare të pacientëve të vazhdojë”, tha Filipçe, duke shtuar se pritet zbulimi i një vaksine për Covid-19.
Ai shtoi se disa studime nga Kina kanë treguar që shumë transportues të coronavirusit janë asimptomatikë, duke përmendur se kërkimi është i nevojshëm për të përcaktuar pse disa pacientë kanë një gjendje të butë dhe të tjerët kanë një pamje të rëndë klinike
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja
Rodrygo merr një lajm tronditës para ndeshjeve të play-offit...