Dimitar Berbatov nuk beson se Manchester United do t’ia zgjasë kontratën Odion Ighalo, nëse në klub ofrohen emra si Harry Kane dhe Jadon Sancho, por sipas tij kjo është e vështirë të ndodh.
Siç raporton Goal.com, “Djajtë e Kuq” aktualisht janë në ndjekje të anësorit të Borussia Dortmundit, Sancho dhe sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane.
Berbatov është impresionuar nga nënshkrimi i janar, Ighalo – i cili ka shënuar katër gola në tetë ndeshje nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer – por dyshon se klubi do të vendos të nënshkruajë me të.

“Nëse Ighalo vazhdon si ka vepruar deri më tani, duke shënuar gola dhe duke ndihmuar ekipin, atëherë unë mendoj se atij do t’i jepet një kontratë tjetër, por situata do të peshohet në fund”.
“Sancho dhe Kane janë dy emra që po bisedohen për lëvizje në klub për momentin, kështu që ju duhet të llogaritni se në cilin drejtim dëshiron të shkojë klubi”.

“A duan ata të blejnë sulmues të rinj? Nëse e bëjnë këtë, do të ishte e çuditshme të mbash Ighalon”.
“Me situatën aktuale, unë nuk mund t’i shoh ata duke shpenzuar shumë dhe unë mendoj se do të kishte kuptim që Ighalo të qëndronte”, ka thënë Dimtar Berbatov. /Telegrafi/
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...