Komuna e Mitrovicës do të kryej çdo dy ditë dezinfektimin e të gjitha rrugëve dhe shesheve të qytetit
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, bën të ditur se është marrë vendim nga Komuna që çdo dy ditë të bëhet dezinfektimi i shesheve dhe rrugëve të Mitrovicës, si një ndër masat më kryesore për parandalimin e virusit COVID-19, transmeton arbresh.info
Po ashtu kryetari Bahtiri potencon se është duke punuar me mjaft përkushtim dhe angazhim së bashku me shtabin komunal emergjent, për t’iu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve, dhe se nuk do të kursej asgjë në këtë drejtim vetëm të menaxhohet sa më mirë kjo situatë.
Gjithashtu kryetari Bahtiri falënderon të gjithë qytetarët mitrovicas që po i përmbahen udhëzimeve dhe rekomandimeve të institucioneve përkatëse, dhe se suksesin e komunës që s’e ka asnjë të prekur deri më tani nga ky virus ia atribuon atyre.
Dezinfektimi do të kryhet në këtë mënyrë siç shihet në videon e bashkangjitur./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...