Juventusi, Interi dhe Napoli po monitorojnë situatën e mbrojtësit të majtë të Chelseat, Emerson Palmieri.
Emerson që ende shpreson se do të ëndërrojë te Chelsea, mësohet se klubi nuk e mendon të njëjtën gjë dhe sipas goal.com disa klube janë vënë pas tij.
Napoli po mendon të zëvendësojë Mario Rui ose Faouzi Ghoulamin, me italo-brazilianin që shihet si zgjedhje për të zëvendësuar njërin nga ta.
Por për të interesuara mbeten edhe Juventusi dhe Inter.
Emerson nuk po përdoret shumë nga Frank Lampardi këtë sezon, duke mos u tbuar fare në katër nga pesë ndeshjet e fundit të klubit në Ligën Premier.
Lampard ka këmbëngulur që ai ende nuk ka marrë ndonjë vendim për të ardhmen e lojtarëve të tij dhe Emerson shpreson të bindë klubin se e ardhmja e tij mbetet në Londër.
Sidoqoftë, ka qenë edhe trajner i Italisë, Roberto Mancini që i ka kërkuar të kthehet në Serie A.
“Do të ishte mirë nëse Emerson Palmieri, i cili nuk ka luajtur shumë për Chelsean, të vijë dhe të luajë në Itali”, kishte deklaruar Mancini për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...