Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar padi ndaj ish-deputetit Milaim Zeka për shkak të një deklarate të këtij të fundit dhënë në RTV Dukagjini.
Blerim Sallahu, shef i kabinetit të ministres Haxhiu, ka thënë se të hënën ministrja Haxhiu do të dorëzojë padinë për shpifje ndaj Milaim Zekës.
Pse janë të rëndësishme për shëndetin hapësirat gjelbëruese afër vendit ku jetoni?
“Ditë më parë në një studio televizive ish-deputeti Milaim Zeka ka deklaruar rrejshëm se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë takuar me prokurorë nga zyra e prokurorit të specializuar kinse me qëllim të “veprimit”. Një deklaratë e tillë është e pavërtetë dhe shumë tendencioze”, ka shkruar Sallahu.
Pasi e ka konsideruar deklaratë tendencioze atë të Zekës, Sallahu ka paralajmëruar për veprim nga ana e ministres Haxhiu.
“Për këtë deklaratë shpifëse, ministrja Haxhiu, të hënën do të dorëzojë padinë për shpifje ndaj deklaratës së z. Zeka. Shpifjet e tilla janë të papranueshme dhe për të njëjtat shpifësit duhet të marrin përgjegjësi juridiko civile në përputhje me legjislacionin në fuqi”, shkruan më tej shefi i kabinetit të ministres Haxhiu.
https://www.facebook.com/blerim.sallahu/posts/10218793578483648
Elijona fton banorët për të festuar ditëlindjen e saj së bas...
FIFA dhe UEFA konfirmojnë ndryshimet statutore të FFK-së
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik
Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për shqip...
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës