Pas 12 rasteve të fundit të konfirmuara në Shkodër, kryeqendra e veriut tashmë është një ndër vatrat më të mëdhaja të për hapjes së koronavirusit.
Ditën e sotme janë marrë edhe 20 mostra të reja, të cilat janë dërguar për analizë në laboratorin e ISHP.
Ndërkohë në Shkodër janë marrë të gjitha masat për izolimin e plotë të dy familjeve, ndërsa po ndiqen të gjitha kontaktet që kanë pasur lidhje me familjet e infektuara. Ndërsa nga ana e policisë janë marrë masat për të ndaluar qarkullimin në dy lagjet, Kiras dhe Dobrac.
Po ashtu në Malësinë e Madhe po merren masa për ndjekjen dhe kontaktimin e personave që kane lidhje gjaku me personat e dy familjeve të dala pozitiv në Shkoder, që janë banues në Koplik të Sipërm, të cilët u janë nënshtruar kontrolleve përkatëse dhe është marrë një mostër për ta dërguar në ISHP.
Në Pukë dhe Fushë Arrëz janë marrë përgjigjet e 6 mostrave të dërguara dije ne ISHP, të cilat dolën negativ./oranews
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...