Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar sot drejtuesit e Odave Ekonomike të Kosovës.
Veseli para mediave tha se duhet t’i kushtohet rëndësi shumë më e madhe sektorit privat, dhe se masat e ndërmarra deri tani nga qeveria nuk janë në përputhje me ligjin, shkruan lajmi.net.
Ai po ashtu bëri të ditur se javën e ardhshme do të ketë seancë të jashtëzakonshme për çështjen e përkrahjes së sektorit privat në Kosovë.
“Sektori privat e mbush arkën e shtetit. Veprimet që po i merr qeveria janë jo-ligjore. Javën e ardhshme do të kemi seancë të jashtëzakonshme për veprimet ekonomike dhe financiare që ndihmojnë ndërmarrësit, që Kosovën e ndihmon ta tejkalojnë këtë situatë edhe në aspektin ekonomik. Javën e ardhshme, shumë shpejt, do të kemi seancë të jashtëzakonshme që do të iniciohet nga PDK. Mesazhi për sektorin privat, është se ju e keni mbajtur edhe shtetin edhe ushtrinë dhe jemi shumë falënderues për kontributin e juaj 21 vjeçar”, ka thënë mes të tjerash Veseli në adresimin e tij për media.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovë ka miratuar tanimë pakon emergjente me një fond emergjent prej 170 milionë eurosh, mirëpo që ka pasur shumë kritika për shkak se disa kategori të punëtorëve janë lënë anash dhe pa përkrahje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...