Në fshatin Reshan të Suharekës, janë arrestuar 3 persona, pasi që nuk respektuan vendimin e qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes për shkak të virusit Covid -19.
Të arrestuarin ishin duke luajtur dhe duke pirë alkool në oborrin e shkollës, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton arbresh.info.
Njëri nga të dyshuarit i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtar policor dhe i kishte penguar në kryerje të detyrës. Si pasoj e sulmit i dyshuari dhe dy polic kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit 2 të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa sulmuesi është dërguar në mbajtje.
Kjo është komunikata e plotë:
Fsh. Reshtan, Suharekë 02.04.2020-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili së bashku me dy të dyshuar tjerë nga njësiti policor janë hasë duke luajtur dhe konsumuar pije alkoolike në oborrin e shkollës duke mos respektuar vendimin e qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes për shkak të virusit Covid -19. I dyshuari i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtar policor dhe i kishte penguar në kryerje të detyrës. Si pasoj e sulmit i dyshuari dhe dy polic kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...
Vaksinimi kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me rezultate po...
Cristiano Jr. u zemërua për shkak zëvendësimit, ndëshkohet n...
“Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk e kërcënojnë integritetin...
Kurti tregon se cilat dokumente të strukturave paralele serb...