Të gjithë qytetarët që kanë kredi e që iu janë shfaqur probleme financiare për shkak të epidemisë Covid 19, BQK u kishte ofruar mundësinë që të aplikojnë për shtyrje të këstit të kreditë.
Sipas guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmetit, afati i 30 prillit mund të shtyhet nëse zgjatë situata me koronavirus, shkruan arbresh.info.

Mehmeti në një konferencë për medie ka thënë se këtë e kanë bërë që lehtësojnë mbijetimit për biznese dhe punëtor.
“Duke shikuar vështirësitë në të cilat po kalojnë bizneset dhe punëtorët BQK së bashku me Institucionet kanë vendosur për lejimin e një periudhe për mos pagimin e këstit të kredisë deri më 30 prill por megjithatë është lënë mundësia që kjo të zgjatet varësisht nga situate”, ka thënë ai.
Mehmeti ka thënë gjithashtu se nga ky pezullim do të përfitojnë vetëm ata që janë prekur nga kriza.
“Pezullimi i përkohshëm i pagesave të kredisë do të rishikohet rast pas rasti nga bankat me qëllim që këto përfitime të shkojnë vetëm te ata që janë të prekur nga kriza. Në rast të miratimit të një kërkese të tillë nga banka, interes ndëshkuese në lidhje me kredinë nuk do të aplikohen në këtë periudhë. Bankat në asnjë rast nuk duhet t;I rrisin tarifat e kryerjes së shërbimeve”, ka shtuar ai.
Për të ditur numrin e personave që kanë aplikuar për shtyrje të kredive në Kosovë, numrin e atyre që janë refuzuar ditë më parë arbresh.info ka dërguar pyetje në Shoqatën e Bankave të Kosovës por të njëjtin nuk janë përgjigjur./arbresh.info/
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...
Fundi i vetmisë dhe lidhjeve të këqija: Pesë shenja që në sh...
Çfarë shkakton migrenën?