Çdo vit miliona euro vinë në Kosovë nga mërgimtarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Kështu këto para të njohura si remitenca përbënë burim të rëndësishëm për ekonominë e vendit, shkruan arbresh.info.
Por pas epidemisë së kroonavirusit remitencat pritet të bien.
Kështu ka bërë të ditur guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti në një konferencë për medie.
Ai ka thënë se ulje është pasoje e rënies së aktivitetit ekonomik në vendet e zhvilluara.
“Një kanal tjetër i rëndësishëm i goditjes mund të jetë edhe sektori i jashtëm. Kosova ka nga varësit mjaft të lartë nga remirencat duke pranuar një shumë prej 10%,e GDP-së rënia e aktiviteti ekonomik në vendet e zhvilluara pritët të ndikoj edhe në rënie të remitencave në Kosovë. Me rënie pritet të karakterizohen edhe eksportet duke rritur kështu krizën ekonomike në Kosovë,pamundësia për të realizuar një aktivitet në kushte normale do të ndikoj edhe në uljen e investimeve nga jashtë”, ka thënë Mehmeti.
Ai gjatë kësaj konference ka folur edhe për problemet tjera me të cilat pritet të ballafaqohet ekonomike e Kosovës pas kalimit të Covid 19./arbresh.info/
BQK: Pas koronavirusit do të bien të hyrat buxhetore të Kosovës
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro