Ali Topalli, zëdhënës i Komunës së Fushë Kosovës ka bërë të ditur se tre rastet e konfirmuara me coronavirus nga kjo komunë janë në gjendje të mirë, ndërsa u bëri apel qytetarëve të mos dalin pa nevojë.
Ai në RTV Dukagjini bëri të ditur se në fakt janë dy nga Fushë Kosova, ndërsa familjari i tretë jeton në Prishtinë.
“Sidoqoftë jemi në kontakt të vazhdueshëm, gjendja e tyre është e mirë, janë dy djem të moshës së re, janë të vet-izoluar dhe qëndrojnë nën masa të përkujdesit”, tha ai.
Topalli po ashtu bëri të ditur se 33 mostrat që janë analizuar nga kjo komunë kanë rezultuar negative.
Zëdhënësi i Fushë Kosovës njoftoi edhe për masat që janë ndërmarrë, si dezinfektimi i rrugëve dhe banesave, pajisja e QKMF-së me mjetet e nevojshme.
Ai po ashtu njoftoi se janë duke furnizuar me pako ushqimore dhe higjienike familjet në nevojë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...