Bllokimi i qytetarëve shqiptarë në pikat kufitare ka sjellë edhe reagimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha.
Sipas liderit të opozitës, situata është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente, ndërsa shton se, braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore.
“Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi. Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore. Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre”, shkruan Basha në një reagim në Twitter.
Ora News solli sot denoncimin me zë e figurë të dhjetëra qytetarëe shqiptarë të bllokuar në doganat e Kashticës, Kakavijës dhe Han të Hotit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...