Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, në kuadër të takimeve të rregullta, priti sot në zyrën e tij Gjeneral Major, Michele Risi, Komandant i KFOR-it në Kosovë, dhe këshilltarin e tij politik, Andrea Angeli, me të cilët diskutuan mbi gjendjen e sigurisë në vend me rastin e përhapjes së virusit Corona, dhe masave të vazhdueshme që Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë COVID-19, raporton arbresh.info.
Komandanti Risi, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin mes Qeverisë dhe KFOR-it dhe gatishmërinë për ta thelluar atë. Ai nënvizoi se përballë sfidës me të cilën po ballafaqohemi, bashkëpunimi ndërinstitucional është i patjetërsueshëm dhe se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët./arbresh.info/


Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...