Çmimet globale të naftës janë rritur pasi Donald Trump ka thënë se pritet të arrijë një marrëveshje së shpejti me Arabinë Saudite dhe Rusinë për t’i dhënë fund luftës së çmimeve.
Kostoja e naftës së papërpunuar kishte pësuar ulje më të madhen në 18-vjet, pasi dy vendet ulën çmimet dhe rritën prodhimin, transmeton portali arbresh.info.
Në të njëjtën kohë kërkesa është goditur fort nga mbylljet në të gjithë botën për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.
Duke folur për mosmarrëveshjen në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Z. Trump tha: “Është shumë e keqe për Rusinë, është shumë e keqe për Arabinë Saudite. Dua të them, është shumë e keqe për të dy. Unë mendoj se ata do të bëjnë një marrëveshje”.
Ai shtoi se ai priste që ata “të punojnë atë gjatë ditëve të ardhshme” pasi ai foli me liderët e të dy vendeve.
Nafta e papërpunuar Brent u rrit me më shumë se 10% në mbi 27 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane ishte rreth 9% më e lartë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...